Maturantët vijojnë protestën për provimin e matematikës

exit.al 13 Qershor 2021, 13:01

Një grup maturantësh kanë dalë të dielën sërish në protestë kundër provimit të matematikës të cilin ata e konsiderojnë mbi nivelin mesatar të vështirësisë.

Maturantët bllokuan rrugën e Durrësit duke u ulur përballë ministrisë së arsimit. Ata kërkuan një përgjigje nga ministria pasi e quajtën të pamjaftueshëm regimin e ministres Kushi.

Ministrja tha të shtunën se është duke u rivlerësuar vështirësia e provimit të matematikës.

Rreth orës, 12:30 protesta e maturantëve u zhvendos pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Protestat u zhvilluan në disa rrethe ndërsa në mbështetje të tyre kanë dalë edhe disa prindër.