Rikthimi në krye të PD, Berisha: Jam konsistent në deklaratat e mija

exit.al 13 Qershor 2021, 12:36

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është “konsistent” në deklaratat e tij pasi u pyet nëse i qëndron deklaratës se nuk e përjashton një rikthim si kryetar i PD.

Pasi votoi në zgjedhjet për kryetar në PD, Berisha bëri thirrje që demokratët të marrin sa më shumë pjesë në votime.

Berisha shprehu bindjen se PD do të dalë më e bashkuar nga zgjedhjet.

Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin”, tha Berisha.