Demokrati Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë

exit.al 7 Nëntor 2020, 17:35

Kandidati demokrat Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse numërimi në disa shtete vazhdon ende, disa prej rrjeteve krysore mediatike si BBC e CNN kanë parashikuar se votat e mbetura për tu numëruar nuk mund të ndryshojnë rezultatin.

Joe Biden ka siguruar 273 vota elektorale, nga 270 që duhen për tu zgjedhur president.

Fitorja e tij erdhi pas më shumë se tre ditësh pasigurie dhe procesi të kontestuar nga presidenti Trump të numërimit të votave.

Shteti që i dha fitoren Bidenit duket se është Pensilvania ku ai po merr 20 vota elektorale.

Shpërndaje te miqtë