Belgjika vendos masa të reja kufizuese për Covid-19

exit.al 31 Tetor 2020, 09:31

Të gjitha bizneset jo thelbësore do të mbyllen si dhe do të kufizohen vizitat në familje. Këto janë masat e  marra nga qeveria belge për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Masat hyjnë në fuqi të hënën me 2 nëntor.

Belgjika, një nga vendet evropiane më të goditur nga koronavirusi po përballet me një valë të re infektimesh.

Për këtë arsye, Rudi Vervoort, kryeministri i rajonit të Brukselit, javën e kaluar urdhëroi mbylljen e palestrave dhe ambiente kulturore, përfshirë teatrot dhe kinematë, dhe vendosi shtetrrethimin nga ora 10:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Kufizimet do të zgjasin të paktën deri më 19 nëntor.

Maskat u bënë  të detyrueshme në hapësirat publike në Bruksel, dyqanet duhet të mbyllen në orën 8 dhe mbledhjet publike të më shumë se katër personave janë të ndaluara.

Gjithashtu u urdhërua kufizimi i lëvizjes së njërëzve nga ora 10:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. U mbyllën e shkollave dhe mësimit do të zhvillohet online për studentët deri më 19 nëntor.

Shpërndaje te miqtë