Shkon në 25 numri i viktimave në Turqi nga tërmeti

exit.al 31 Tetor 2020, 09:11

Deri më tani, 25 persona kanë humbur jetën ndërsa 804 janë plagosur gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mesditën e së premtes.

Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në Izmir ku dhe është ndjerë më shumë tërmeti prej 7 ballësh, me një epiqendër në detin Egje.

Qeveria turke i ka bërë apel qytetarëve të mos futen në shtëpi apo në ndërtesa të tjera, pasi mund të rrezikojnë jetën.

Shpërndaje te miqtë