Presidenti Ilir Meta paralajmëron protestë

exit.al 30 Tetor 2020, 22:32

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij me tone të ashpra për vonesë të qëllimshme të integrimit europian të Shqipërisë.

I ftuar në “Zonë e Lirë” Meta tha se institucionet kanë rënë dhe shteti është kapur dhe se kur të jetë koha e duhur ai do të thërrasë popullin në protestë.

Është dhjetë-fishuar populli i 2 marsit – tha Meta - Çdo gjë në kohën e duhur. Është beteja e parë që fillin rivendosja e rendit kushtetues në vend.

Shpërndaje te miqtë