Bashkia Igumenicë kërkesë qeverisë greke të hapë kufirin me Shqipërinë

exit.al 29 Korrik 2020, 11:08

Bashkia Igumenicë i kërkoi qeverisë greke të hapë pikën kufitare në Qafë-Bot, pasi mbyllja e saj po sjell dëm ekonomik në këtë bashki.

Në një kërkesë zyrtarë drejtuar Ministrisë së Mbrojtes së Qytetarit, mbyllja e kësaj pike kufitare sjell pasoja për komunitetin lokal.

Kryetari i Bashkisë së Igumenicës Giannis Lolos, gjithashtu e kërkoi hapjen  e Doganave, duke theksuar se kërkesa do t'i paraqitet me shkrim Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Shpërndaje te miqtë