Policia arreston 4 persona, nis hetimin për dy të tjerë

exit.al 29 Korrik 2020, 13:42

Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka nisur hetime për 2 të tjerë, gjatë ditës së sotme.

38 vjeçarin me iniciale N. M, u arrestua pasi akuzohet për vjedhjen e tre biçikletave, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Në Sarandë, policia arrestoi një person me iniciale R. S., për shkak se nuk ka dorëzuar xhiron ditore në vendin ku punonte.

Ndërkohë policia filloi hetimet ndaj dy personave, F. Gj. 43 vjeç  dhe  M. M. 54 vjeç, banues në Durrës, për shkak se vendosën shezlone dhe çadra pa leje.

Shpërndaje te miqtë