KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ, Altina Nasufi

exit.al 29 Korrik 2020, 14:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ Tiranë, Altina Nasufi.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Komisioni gjeti probleme më deklarimin e pasurisë së gjyqtares, por hodhi poshtë raportin negativ të DSIK për të.

Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Shpërndaje te miqtë