-të miratohen në 30 korrik ndryshimet kushtetuese ‘të cilat edhe sipas opinionit të ekspertëve të pavarur nuk pengojnë as hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe as koalicionet parazgjedhore’;
-më pas të vazhdojë bisedimi në Këshillin Politik për ndryshimet e nevojshme të Kodit Zgjedhor;
-çdo ndryshim lidhur me koalicionet parazgjedhore të diskutohet me ekspertët e OSBE/ODIHR-it dhe duke parë modelet e vendeve të tjera të OSBE-së dhe diskutuar gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashtëparlamentare gjatë diskutimeve të deritanishme në Këshill, siç janë modeli letonez/ hollandez dhe belg.
Më herët të mërkurën, PD dhe LSI i kanë kërkuar PS-së dhe opozitës parlamentare të miratojnë hapjen e listave, pa prekur koalicionet, pragun dhe zonat zgjedhore. Gjithashtu, ata kërkojnë hartimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në dakordësi mes palëve. Shpërndaje te miqtë
