PD dënon sulmin ndaj gazetarit të News 24: Sulm i rradhës ndaj lirisë së medias

exit.al 30 Tetor 2020, 15:30

Partia Demokratike dënoi sulmin me tritol ndaj gazetarit të News 24, Elidon Ndreka. Në një postim në Facebook, Albana Vokshi shkruan se sulmi ndaj gazetarit Ndreka është sulmi i rradhës ndaj lirisë së medias dhe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

"Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë. "

Vokshi pohoi se " PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve." Shpërndaje te miqtë