Familja Ferracaku 3 të vdekur e një të plagosur në 3 vjet

exit.al 27 Qershor 2021, 09:05

Vëllezërit Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe Hasan Ferracaku 54 vjeç mbetën të vrarë të dielën në një konflikt me armë në vleipojë. Ata janë viktimat e 4-ta të familjes Ferracaku.

Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, biznesmenit 30 vjeçar që u ekzekutua me breshëri teksa kalëronte, po në Shkodër, në shtator 2018, – krim i cili ende nuk është zbardhur nga policia.

Ata janë edhe një familje me Fatos Ferracakun, i cili u godit më nëntor 2018, me breshëri me armë zjarri, teksa ndodhej në hyrje të ‘Merkatës Rus’, në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.