"Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish. "
Më herët, Rama në një postim në Twitter e akuzoi Bashën se kishte hetuar UÇK-në. Shpërndaje te miqtëBasha: Akuzat për Kosovën, mashtrime e shpifje
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se akuzat se ka shërbyer si hetues i UÇK-së janë shpifje dhe mashtrime.
Në një video mesazh, Basha nuk dha një përgjigje direkte për akuzat por pohoi se Rama kërkon të shpërqëndrojë vemendjen nga skandalet.
