Përditësim 11 nëntor: 507 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

exit.al 11 Nëntor 2020, 16:35

507 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 25,801.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona: një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, 5 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 507

Të shëruar ne 24 orë 140

Të shtruar në spitale 363

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2384

Testime totale 146,188

Raste pozitive 25,801

Raste të shëruara 12,493

Raste Aktive 12,718

Humbje jete 590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6229

Durrës 1094

Fier 971

Korçë 776

Shkodër 742

Elbasan 650

Lezhë 559

Vlorë 559

Berat 378

Kukës 306

Gjirokastër 330

Dibër 124

Shpërndaje te miqtë