"Çdo armë dhe municion i dorëzuar është një risk më pak në situatën e rendit dhe e kriminalitetit. Çdo nismë e tillë vlerësohet me shumë vëmendje dhe seriozitet nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policia e Shtetit."
Ndërsa Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Enver Dervishaj tha se dorëzimi i armëve pa leje është pjesë e strategjisë së qeverisë:"Është një detyrim i përcaktuar nga qeveria që brenda vitit 2021 ose brenda vitit 2022 të bëhet një amnisti."
Nuk dihet ende nëse aminstia do të bëhet duke ndryshuar ligjin aktual për armët apo nëse do të miratohet një ligj i ri. Amnistia e fundit për armët ishte ne vitin 2017 ku u mblodhën vetëm 1604 armë zjarri. Shpërndaje te miqtë
