Arrestohet një zjarrëfikës, drejtonte një rrjet trafiku kokaine Gjermani - Zvicër

exit.al 21 Qershor 2021, 12:06

Një rrjet i trafikut të kokainës nga Gjermania drejt Zvicrës por që drejtohej nga shtetas shqiptarë është goditur sot nga prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 2 personave, mes të cilëve një zjarrfikës i cili dyshohet se drejtonte grupin. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Ata rekrutonin persona të cilët i dërgonin në Gjermani dhe Zvicër për të transportuar kokainën.

5 bashkëpunëtorë të tjerë të grupit janë arrestuar nga policia zvicerane.

Hetimet kundër këtij grupi kishin nisur në vitin 2015.