Shpërthim tritoli në një mobileri në rrugën Lezhë-Milot

exit.al 21 Qershor 2021, 09:48

Një mobilieri në rrugën Lezhë – Milot është dëmtuar nga një shpërthim tritoli rreth mesnatës.

Policia njofton se ka patur vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Pronari i mobilierisë është nga Tirana ndërkohë dyshohet se lënda plasëse është hedhur me qëllim.

Autorët ende nuk janë identifikuar.