Vetëm 3 të shtruar me COVID-19 tek Infektivi, ulet fasha moshore për vaksinimin

exit.al 21 Qershor 2021, 10:36

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar vetëm 3 pacientë të infektuar me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se kjo e dhënë, sëbashku me rastet e ulëta të infektimeve ditore, janë shenjë e mirë “për një sezon turistik përtej pandemisë”.

Manastirliu është shprehu gjithashtu se ka nisur ulja e fashës së moshës për vaksinimet. Ulja do të jetë graduale nga 59 deri në 50 vjeç.

“Deri tani ka mbi 1 mln vaksina dhe tashmë kemi kryer më shumë se 880 mijë, ku mbi 365 mijë kanë marrë dozën e dytë", tha Manastirliu.