Arrestohet në Kakavijë shqiptari i shpallur në kërkim nga Italia

exit.al 17 Janar 2021, 10:05

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga shteti italian u arrestua të dielën në Kakavijë ku po përpiqej të kalonte në shtetin grek.

Policia Kufitare Greke ka thënë se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi, raportojnë disa media.

I arrestuar me iniciale T.O është 35 vjeç dhe ka qenë më herët i dënuar në Italia me 5 vjet burg si me një gjobë 50 mijë euro për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e shoqëroi në Janinë dhe më pas pritet të ekstradohet në Itali.

Nuk ka ende  një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

Shpërndaje te miqtë