PDK publikon listën me kandidatë, Enver Hoxhaj i pari

exit.al 16 Janar 2021, 21:10

Partia Demokratike e Kosovës, PDK, ka publikuar të shtunën listën e saj me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vend të parë renditet Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i PDK-së.

Më pas renditen Uran Ismaili, këngëtarja Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evegjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri – të gjithë deputetë aktualë të PDK-së.

Në Kosovë, çdo votues ka të drejtë të zgjedhë 5 kandidatë nga partia e tij e preferuar. Në bazë të përqindjes së votave dhe vendeve që fiton partia në parlament, kandidatët që marrin më shumë vota fitojnë mandatet.

Lista e plotë e 40 kandidatëve të PDK-së është:

[caption id="attachment_124157" align="alignnone" width="900"]pdk pdk[/caption]

Shpërndaje te miqtë