Ngrirje në rrugën e Qafë-Plloçës dhe e Qafë-Thanës, vështirësi në qarkullim

exit.al 16 Janar 2021, 20:50

Rruga e Qafë-Plloçës dhe ajo e Qafë-Thanës janë të ngrira për shkak të reshjeve të dëborës dhe qarkullimi duhet bërë me kujdes. Lajmin e dha mbrëmjen e së shtunës ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Ajo tha se 1200 punonjës janë në gadishmëri për të mirëmabjtur rrugët. Balluku tha se situata në veri të vendit është më e mirë:

“Në veri situata ka qenë më e mirë, pasi kemi parë Razmën, Koplikun që i kemi nën kontroll, nuk ka pasur reshje të reja, kontaktorët janë në gatishmëri.

Vazhdojmë punën në zonën e Thetit, edhe pse nuk është një aks nacional, por i përket bashkive, por e kuptojnë këtë, së bashku me ushtrinë po bëjmë të mundur hapjen e rrugës.”

Ajo i bëri apel drejtuesve të makinave të jenë të kujdesshëm. Shpërndaje te miqtë