Arrestohet 37 vjeçari pasi plagosi për vdekje një person

exit.al 31 Maj 2021, 09:45

Policia e Durrësit arrestoi të hënën një 37 vjeçar pasi ka goditur disa ditë më parë një 53 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë pas dëmtimeve.

Sipas njoftimit të policisë, M.A, akuzohet se goditi për motive të dobëta  Z.K, i cili ka ndërruar jetë, në Spitalin e  Traumës Tiranë më datë 27.05.2021.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit.