Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Kosovë

exit.al 31 Maj 2021, 08:47

Të hënën në Kosovë hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese.

Të premten qeveria e Kosovës vendosi të lehtësojë masat kundër Covid-19.

Qeveria vendosi të heqë orën policore dhe të zgjasë orarin e bareve dhe restoranteve deri në 23;00.

Gjithashtu qytetarët nuk do të mbajnë maskat në rrugë.

Kosova ka patur një rënie të numrit të të infektuarve.