Japonia, masa shtesë për mbajtjen e Lojrave Olimpike

exit.al 31 Maj 2021, 09:10

Japonia mund të kërkojë teste negative Covid-19 apo pasaporta vaksinimi për spektatorët në Lojrat Olimpike që do të mbahen në gusht të këtij viti.

Qeveria ka ndaluar pjesmarrjen e spektatorëve të huaj në këtë event ndërsa po planifikon masat për mbajtjen e tij.

Gjithashtu qeveria nuk do të lejojë ushqim në stadium si dhe nuk do të ketë duartrokitje apo brohorima.

Këto masa janë në diskutim pasi Japonia po përjetoj valën e katërt të koronavirusit.