Eurokomisioneri Varhelyi viziton Kosovën

exit.al 8 Tetor 2020, 11:27

Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi nisi të enjten vizitën në Kosovë.

Ai pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin Thaçi, krytaren e Kuvendit Osmani dhe përfaqësues të opozitës. Tema kryesore e takimeve do të jetë reformat e Kosovës, bisedimet Kosovë-Serbi dhe prespektiva për integrimin europian të vendit.

Ngjashëm si në Shqipëri, Varhelyi do të flaës për qytetarët e Kosovës nga salla e kuvendit.

Një ditë më parë Eurokomisioneri për Zgjerimin Varhelyi  vizitoi Tiranën, ku u takua me kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha.

Shpërndaje te miqtë