Arrestohen pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja

exit.al 15 Dhjetor 2015, 12:48

 

Policia e Kosovës arrestoi dje në mbrëmje pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja.

Deputetët Aida Dërguti, Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca u arrestuan pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit ditën e hënë. Ndërsa deputetët Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli u arrestuan pasi kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak.

Deri më tani janë gjithsej 13 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja të arrestuar.