Osmani: Në dialogun me Serbinë duhet të respektohet integriteti i Kosovës

exit.al 1 Qershor 2021, 09:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se gjatë dialogut Kosovë -Serbi, është thelbësore që të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani në takimin me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ajo shtoi se çështja e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të jetë prioritet në dialog.

Vizita e e Palmer dhe Lajçak në Kosovë po zhvillohet në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.