Arrestohen 7 persona në Korçë për prodhim droge

exit.al 5 Shkurt 2021, 08:56

Policia e Korçës arrestoi 7 persona mëngjesin e së premtes.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se personat e arrestuar janë:

  • A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë
  • M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq
  • M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh
  • Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë
  • E. T., 39 vjeç, banues në Korçë, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë
  • N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë
  •  M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjës.

Ata akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrollit në banesë e makinë, policia sekuestroi armë, sasi lënde narkotike dhe para.

Shpërndaje te miqtë