Johnson&Johnson aplikon për përdorim emergjent të vaksinës në SHBA

exit.al 5 Shkurt 2021, 08:46

Kompania amerikane Johnson&Johnson ka aplikuar të enjten për të marrë autozimin e perdorimit emergjent të vaksinës së saj anti-Covid në Amerikë.

Aplikimi vjen pas ditë pasi u publikuan rezultatet e testimeve në grupe massive, të cilat treguan se vaksina është 66 për qind efektive në krijimin e antitrupave kundër Covid-19.

Në testimet e bëra në Amerikë, vaksina ishte 72 për qind efektive në parandalimin e infektimit.

Po ashtu, vaksina rezultoi 85 përqind efektive në parandalimin e simptomave të rënda tek qytetarët.

Vaksina e J&J pritet të jetë shumë e dobishme në ndalimin e pandemisë në gjithë botën sepse ndryshe nga vaksinat e tjera, ajo bëhet në një dozë. Kështu vaksinimi i popullsisë me të kërkon më pak kohë.

Po ashtu vaksina e J & J mund të mbahet në temperatura të larta në frigorifer për një periudhë më të gjatë se dy vaksinat e Pfizerit dhe Modernës, të cilat kërkojnë kushte specifike ruajtjeje.

Nëse miratohet, vaksina e Johnson&Johson do të jetë e teta pas asaj të Pfizerit, AstraZenecasModernës, vaksinës ruse Sputnik, vaksinës kineze Sinovac Biotech, asaj indiane Covaxin dhe asaj britanike Novavax.

Shpërndaje te miqtë