“Gjendja është përkeqësuar. Festat e fundvitit, spostimi nga Tirana në qytete të preferuara, ka krijuar më shumë raste.”
Ai theksoi se sa herë që treguesit rriten, duhen marrë masa shtrënguese më të rrepta që të ulet përhapja e infeksionit:“Mund të ulet ora [e mbylljes]. Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet.”
Pyetur për variantet e reja të Covid-19 në vend, Brataj tha se me shumë gjasa, ato kanë hyrë në Shqipëri. Ai sqaroi se Shqipëria po bashkëpunon me autoritetet e vendeve europiane për të identifikuar rastet e infektuara me mutacionet e Covid-19. Shpërndaje te miqtë
