Arrestohen 2 persona që nxirrnin pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit

exit.al 4 Gusht 2020, 11:04

Dy persona janë arrestuar pasi nxjerrin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorrit për shitje, pa leje për ushtrimin e aktivitetit.

Policia i arrestoi një 26-vjeçar dhe një 40-vjeçar në flagrancë, në dy makina të ngarkuara me pllaka guri. Një 61-vjeçar, i dyshuar si administrator i kompanisë që shiste pllakat, është shpallur në kërkim.

Mbi to rëndojnë akuzat: dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore, fshehja e të ardhurave dhe mospagimi i taksave dhe tatimeve.

Parku kombëtar në Malin e Tomorrit është shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 1996. Zona kategorizohet me shkallë të II-të të nivelit të mbrojtjes, që përjashton shfrytëzimet zëniet dhe aktivitetet intensive të njeriut.

Shpërndaje te miqtë