“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.
Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj.”
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të shmangin vendet ku ka shumë grumbullime njerëzish, pasi ato janë vendet më të rrezikshme për marrjen e virusit. Aktulisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 122 pacientë, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar. Shpërndaje te miqtë
