Ekstradohet në Gjermani Zukurov, i dyshuar si pjesë e një grupi terrorist

exit.al 4 Gusht 2020, 10:41

Shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukurov është ekstraduar të martën nga Shqipëria në Gjermani, ku kërkohej si pjesë e një grupi terrorist.

Ai u arrestua në prill në Tiranë.

Zukurov akuzohet si pjesë e një celule e organizatës terroriste ISIS.

Ai kishte ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale. Ai ka qëndruar në shtëpinë e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi është i afërm i bashkëjetueses së tij.

Shpërndaje te miqtë