Këshilli i Igumenicës kërkon hapjen e pikës doganore Qafë Botë

exit.al 4 Gusht 2020, 09:25

Presidenti i Këshillit Komunal të Igumenicës Donatos Martinis kërkon hapjen e pikës doganore të Qafë Botës.

“Kërkojmë vendimin e menjëhershëm për rihapjen e doganës se Mavromatit me praninë e njëkohshme të shkallëve EODY që do të kryejnë kontrollet e duhura për të parandaluar transmetimin e koronavirusit”, shkruan ai në një njoftim për median.

Martinis deklaron se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë, “përderisa kalimi në pikat e tjera doganore të Kakavijës dhe Krystalopigi është i pandërprerë dhe pa kontrolle shëndetësore”.

Greqia nuk e ka hapur kufirin me Shqipërinë për udhëtimet turistike, por vetëm për personate me letar greke dhe të domosdoshme.

Shpërndaje te miqtë