Andrea Bocelli kundërshton masat e kufizimit të lëvizjes në Itali

exit.al 28 Korrik 2020, 19:16

Këngëtari i operas italiane, Andrea Bocelli është shprehur i ofenduar nga masat e kufizimit të lëvizjes të imponuara nga shteti.

“Nuk mund të dilja nga shtëpia ime edhe pse nuk kishta kryer asnjë krim.”, ka thënë Bocelli duke pranuar se ka shkelur rregullat e ndalim-qarkullimit.

Deklaratat artisti i bëri gjatë një konference në Senatin italian, në praninë e opozitës së vendit, përfshi liderin e partisë së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini.

Ky i fundit ka akuzuar qeverinë e Giuseppe Contes për keqmenaxhim të situatës së krizës shëndetësore që përfshiu Italinë.

Shpërndaje te miqtë