Twitteri bllokon llogarinë e djalit të Presidentit Trump, shpërndau një video keqinformuese mbi Covid-19

exit.al 28 Korrik 2020, 17:12

Twitter-i ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr.me argumentin se ai ka "përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19".

Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit. Më shumë se 14 milion njerëz e kishin parë videon.  Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter shumë pjesë të shumta të së njëjtës video për 84.2 milion ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.

Pak pasi, Donald Trump Jr. ndau të njëjtën video në  llogarinë e tij në Twitter, ajo u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë "funksionalitet të kufizuar" për 12 orë.

 

Shpërndaje te miqtë