Fushë-Krujë, qeveria njofton nisjen e ndërtimit të banesave pas 4-5 javësh

exit.al 28 Korrik 2020, 18:46

Qeveria ka njoftuar se thuajse gjysma e punës për infrastrukturën rrugore dhe nëntokësore ka përfunduar në lagjen e re në Fushë-Krujë, ku do të ndërtohen banesat me fondet e Rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Ministri përgjegjës për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se ndërtimi i banesave individuale pritet të nisë pas 4-5 javësh.

128 familje do të akomodohen në shtëpi individuale dhe 145 të tjera në pallate.

Shpërndaje te miqtë