Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë bashkë në zgjedhje

exit.al 28 Korrik 2020, 18:25

Pesë partit shqiptare në Mal të Zi kanë firmosur marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Kreu i Partisë Forca e Re Demokratike, një nga firmëtaret e marrëveshjes, tregon se qëllimi është maksimalizimi i votës së shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Partitë Alternativa Shqiptare, Forca e re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Levizja qytetare Perspektiva do të dalin me një listë të përbashkët kandidatësh për deputet.

Shpërndaje te miqtë