Ambasada amerikane mbështet punën për rekrutimin e oficerëve të BKH-së

exit.al 29 Tetor 2020, 13:04

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shprehur mbështetje për procesin e rekrutimit të oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një statusi në Facebook, ambasada shkruan:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto standarde ligjzbatimi të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.”

Reagimi i ambasadës vjen pasi shtatë prej të skualifikuarve nga gara për Byron Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që i skualifikoi ato nga gara. Disa prej të skualifikuarve u shprehën se kanë vënë re mungesë transparence gjatë gjithë procesit Të skualifikuarit pretendojnë se Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kanë manipuluar garën, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet. Shpërndaje te miqtë