Basha akuzon qeverinë se po manipulon me statistikat e koronavirusit

exit.al 29 Tetor 2020, 12:56

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po manipulon me shifrat e infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi. “Numri i të infektuarve artificialisht i ulët. Dhe përmasa e infeksionit mbahet e fshehtë, sepse Edi Rama ka humbur kontrollin për menaxhimin e pandemisë”, tha Basha në konferecën për shtyp, të enjten. Ai tha se ka dijeni për qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar zyrtarisht si viktima:

“Unë jam në dijeni të rasteve, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirus dhe nuk janë raportuar.

Personat presin deri në 6 ditë për të bërë testin, dhe 2 deri në 4 ditë për të marrë përgjigjen.

Numri i lartë i infeksioneve ndodh për shkak të mos marrjes së masave gjurmimit dhe testimit”.

Shpërndaje te miqtë