Policia sekuestron 300 mijë euro pasuri në Vlorë

exit.al 29 Tetor 2020, 12:42

Policia e Vlorës ka sekuestruar të enjten pasuri me vlerë rreth 300 mijë euro qytetarit J. Xh..

Pasuritë e sekuestruara janë dy dyqane, tre apartamente dhe një makinë.

Sipas dyshimeve të policisë, J.Xh mund ta ketë vënë pasurinë përmes veprimtarive kriminale.

Ai ka qenë i dënuar më parë në Greqi për ‘trafik lëndësh narkotike’.

Shpërndaje te miqtë