Një person humbi jetën në një aksident rrugor të martën, 29 qershor, në Bulqizë.
Policia njoftoi se shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.
