Aksident në aksin Fier–Levan

exit.al 26 Korrik 2020, 10:17

Në rugën që lidh Fierin me Levanin janë aksidentuar dy makina, paraditen e së djelës.

Autoambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Makinat kanë mbetur të bllokuara në rrugë shkak të aksidentit që përfshiu një makinë dhe një autobus.

Autobusi ishte i linjës Fier - Levan.

Si pasojë e aksidentit, është lënduar vetëm shoferi i makinës, raporton ABC News.

Shpërndaje te miqtë