Teksasi goditet nga uragani Hanna

exit.al 26 Korrik 2020, 10:07

Teksasi është goditur nga një uragan, i quajtur Hanna.

Guvernatori Greg Abbott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 32 konte, duke paralajmëruar se pandemia do e bëjë më të komplikuar punën e shërbimeve të emergjencës.

Teksasi është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi.

Uragani  preku tokën ditën e shtunë me erë që fryn me mbi 145km/orë.

Hanna është një uragan i kategorisë së parë, niveli më i ulët i shkallës me pesë nivele.

Shpërndaje te miqtë