Meta mbështet hapjen e plotë të listave

exit.al 25 Korrik 2020, 20:43

Presidenti Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputetë.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ‘listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend’.

Meta theksoi se populli di t’i zgjedhë më mirë përfaqësuesit e tij në kuvend.

Madje ai propozoi që në të ardhmen edhe presidenti të zgjidhet direkt me votat e qytetarëve dhe jo nga kuvendi siç zgjidhet aktualisht.

Një ditë më parë, Basha propozoi hapjen 100 përqind të listave të deputetëve por pa prekur koalicionet dhe mënyrën e përllogaritjes së mandateve për deputet.

Ky propozim është kundërshtuar nga kryeministri Rama, i cili kërkon hapjen e pjesshme të listave dhe hartimin nga partia të një pjese të listës.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Shpërndaje te miqtë