Ambasadorja franceze kërkon miratimin e reformës zgjedhore sa më parë

exit.al 25 Korrik 2020, 21:20

Ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac i kërkoi opozitës dhe shumicës të bashkëpunojnë për përfundimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. Gjatë një vizite në Pogradec, pyetur për modelin e sistemit elektoral, ambasadorja u përgjigj:

“Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është një çështje shqiptare.”

Ajo i kujtoi politikanëve se vendi ka një kalendar të vendosur me Bashkimin Europian, i cili duhet të realizohet para konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat. Shpërndaje te miqtë