468 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

exit.al 2 Nëntor 2020, 15:38

Policia ka gjobitur 468 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 11 mijë euro.

Gjithashtu, policia ndëshkoi 20 pronarë lokalesh me 9 mijë euro secilin,  pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Ata kishin lejuar muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Gjithashtu u gjobitën 9 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Shpërndaje te miqtë