462 gjoba për moszbatimin e masave kundër Covid-19

exit.al 22 Janar 2021, 13:57

Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur 462 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka shoqëruar 4 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa 6 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë sepse kanë qenë duke lëvizur pa lejë pas orës 22:00.

Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.

Shpërndaje te miqtë