413 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

exit.al 8 Janar 2021, 14:02

Policia ka gjobitur 413 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia ka gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Shpërndaje te miqtë