36 milionë euro dëm ekonomik ndaj shtetit, KLSH padit 10 punonjës

exit.al 2 Tetor 2020, 21:26

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori 10 punonjës të administratës, pasi dyshohen se përmes abuzimeve i kanë shkaktuar shtetit dëm të lartë ekonomik.

Sipas raportit të KLSH-së për periudhën janar-qershor, dëmi i konstatuar në buxhetin e shtetit është rreth 36 milionë euro.

Dëmet më vlerë më të larta janë gjetur në zbatimin e legjislacionit tatimor, rreth 8 milionë euro, dhe në zbatimin e legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 milionë euro dëme.

Pas tyre, si procedura me më shumë dëme ekonomike për shtetin është llogaritur keqadministrimi i dhënies së pronave shtetërore me qira dhe PPP. Vlera e këtij dëmi llogaritet në rreth 300 mijë euro.

KLSH ka gjetur problem serioze dhe me procedurat e prokurimeve publike veçanërisht në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit.

Shpërndaje te miqtë